Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, Bardhi: Po zvarritet çështja e mandatit të Olta Xhaçkës! Të dërgohet në Kushtetuese 

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ka kërkuar nga maxhoranca që mandati i deputetes Olta Xhaçka të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, sipas tij, pa humbur kohë.  Gjithashtu, Bardhi kërkoi që çështja e bllokimit të fondeve IPARD të BE-së për fermerët të trajtohet me prioritet, duke shtuar se “mbahen […]

shtator 2, 2024 - 14:00
 0  9
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, Bardhi: Po zvarritet çështja e mandatit të Olta Xhaçkës! Të dërgohet në Kushtetuese 

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ka kërkuar nga maxhoranca që mandati i deputetes Olta Xhaçka të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, sipas tij, pa humbur kohë. 

Gjithashtu, Bardhi kërkoi që çështja e bllokimit të fondeve IPARD të BE-së për fermerët të trajtohet me prioritet, duke shtuar se “mbahen të bllokuara për shkak të korrupsionit dhe abuzimit qeveritar”. 

Kemi ligje si iniciative e deputeteve te cilat kanë nga tri vite ne sirtare. Shpresoj shume qe te futen me prioritet ne  kalendare per tu shqyrtuar. Janë propozime të rëndësishme qe vijnë nga opozita. 

Gjithashtu dua te theksoj problemin e zvarritjes se mandatit te Olta Xhackes. Shpresoj shume dhe ju bej thirrje te vazhdohet pa humbur kohe qe kjo çështje te shkoje ne Gjykate Kushtetuese. Ne Këshillin  e Legjislacionit edhe deputet e PS, rane dakord qe mocioni t’i përcillet Gjykatës, dhe shpresoj qe ne seancën e 12 shtatorit kjo te ndodh. 

Kam edhe nje çështje te rëndësishme qe lidhet me fondet e IPARD. Para disa muajsh ju kërkuat qe debati për ketë çështje dhe ngritja e nje komisioni parlamentar per te adresuar problematikat, te ndodh ne shtator. Shtatori erdhi, keshtu qe ju kerkoj qe kete çeshtje ta kemi prioritet edhe si nje instrument per te zhbllokuar fondet e BE per fermeret. Fonde qe mbajen te bllokura per shkak te korrupsionit dhe abuzimit qeveritar”, është shprehur Bardhi.