Kosovarëve iu hoqën targat e veturave në Slloveni, reagon Ambasada

Mijëra tifozë kosovarë e mbështetën kombëtaren në fitoren 0:2 kundër Sllovenisë. Ata morën rrugë me mijëra kilometra, dikush me avionë, dikush me autobus e me vetura, për të qenë të pranishëm në stadium. Por, duket se triumfi ndaj sllovenëve, iu dha paksa shije të hidhur atyre, pasi që dhjetëra prej tyre iu morën targat e

Nëntor 16, 2025 - 12:00
 0
Kosovarëve iu hoqën targat e veturave në Slloveni, reagon Ambasada
Kosovarëve iu hoqën targat e veturave në Slloveni, reagon Ambasada

Kosovarëve iu hoqën targat e veturave në Slloveni, reagon Ambasada

Mijëra tifozë kosovarë e mbështetën kombëtaren në fitoren 0:2 kundër Sllovenisë.

Ata morën rrugë me mijëra kilometra, dikush me avionë, dikush me autobus e me vetura, për të qenë të pranishëm në stadium.

Por, duket se triumfi ndaj sllovenëve, iu dha paksa shije të hidhur atyre, pasi që dhjetëra prej tyre iu morën targat e veturave pas përfundimit të ndeshjes.

Lidhur me këtë çështje, ka reaguar edhe Ambasada e Kosovës në Slloveni.

Ambasada ka publikuar edhe linjën emergjente telefonike për krejt ata që kanë nevojë.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë mbetur mbrëmë pa targa të automjeteve që të lajmërohen për këshilla dhe asistencë lidhur me kthimin në Kosovë. Nënkuptohet, rastet duhet të paraqiten fillimisht në Policinë e Republikës së Sllovenisë.

Për informata shtesë ju lutemi kontaktoni linjën emergjente të Ambasadës në numrin: +386 31 465 221.

Ju faleminderit për bashkëpunimin”.

Atyre të cilëve iu kanë pasur probleme me targat, siç mëson Klan Kosova patjetër duhet ta kenë rastin e raportuar në polici.

Pra, ata duhet patjetër ta kenë një raport/dokument të policisë, përndryshe do ta kenë problem udhëtimin./Klankosova.tv.