Kovaçevski – O`Brajan: RMV-ja ta vazhdojë rrugën drejt BE-së

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në suaza të vizitës së punës në Paris, është takuar me Ndihmës Sekretarin Shtetëror të SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Xhejms O`Brajan. Sic thuhet në një komunikatë të Qeverisë, ky është takimi I parë I Kryeministrit Kovaçevski me diplomatin amerikan O`Brajan, I cili mori detyrën muajin e kaluar. Në takimin Kovaçevski – […]

Nëntor 10, 2023 - 15:30
 0  5
Kovaçevski – O`Brajan: RMV-ja ta vazhdojë rrugën drejt BE-së

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në suaza të vizitës së punës në Paris, është takuar me Ndihmës Sekretarin Shtetëror të SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Xhejms O`Brajan.

Sic thuhet në një komunikatë të Qeverisë, ky është takimi I parë I Kryeministrit Kovaçevski me diplomatin amerikan O`Brajan, I cili mori detyrën muajin e kaluar.

Në takimin Kovaçevski – O`Brajan është riafirmuar rëndësia e partneritetit të fuqishëm strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA, kurse sic njoftohet Kryeministri ka njoftuar diplomatin amerikan me zhvillimet më të reja të politikës së brendshme në vendin tonë dhe prioritetet e jashtme politike të Qeverisë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, bashkë me disa krerë shtetesh dhe qeverish, liderë të organizatave ndërkombëtare, figura me ndikim të biznesit ndërkombëtar, nga organizatat civile, nga unioni akademik marrin pjesë në hapjen e Forumit të 6-të të Paqes në Paris. Qëllimi kryesor i Forumit është të inkurajojë bashkëpunimin dhe kërkimin e zgjidhjeve për sfidat me të cilat përballet bota./KlanMacedonia