Kryeministri Kurti takon kampionin olimpik Shaban Tërstena

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar drekë për kampionin olimpik, Shaban Tërstena ku mes tjerash folën për Lojërat Olimpike dhe për përgatitjet e Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030. Tërstena është sportisti i parë shqiptar që ka fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike. Këtë sukses ai e arriti pikërisht 40 vjet më parë, në […]

qershor 8, 2024 - 00:00
 0  14
Kryeministri Kurti takon kampionin olimpik Shaban Tërstena
kryeministri-kurti-takon-kampionin-olimpik-shaban-terstena

kryeministri-kurti-takon-kampionin-olimpik-shaban-terstena

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar drekë për kampionin olimpik, Shaban Tërstena ku mes tjerash folën për Lojërat Olimpike dhe për përgatitjet e Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030.

Tërstena është sportisti i parë shqiptar që ka fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike. Këtë sukses ai e arriti pikërisht 40 vjet më parë, në vitin 1984 në Los Angeles në kategorinë -52kg në mundje kur i kishte vetëm 19 vjeç, duke u bërë atëherë mundësi më i ri në Botë që ka fituar medalje të artë olimpike.

Sukses të madh arriti edhe në Lojërat e ardhshme Olimpike të vitit 1988 në Seoul, ku fitoi medaljen e argjendtë. Krahas sukseseve në Olimpiada, ai ka edhe një medalje Botërore, shtatë Evropiane dhe tri të arta të njëpasnjëshme në Lojërat Mesdhetare 1983, 1987 dhe 1991.

“Bashkë me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani sollën në kujtim arritjet kryesore të z. Tërstena, përgatitjet e tij, sfidat e kohë. Biseduan rreth potencialit dhe pritjet për sportistët shqiptarë në Lojërat Olimplike 2024 që do të mbahen në Paris nga 26 korriku deri me 11 gusht. Gjithashtu diskutuan edhe për përgatitjet që shteti i Kosovës po bën për organizimin dhe mikpritjen e Lojërave Mesdhetare 2030”, thuhet në njoftimin e qeverisë.