Kryeministri Mickoski dhe ministrat e tij morën detyrat dhe nisën punën

Një ditë pas formimit qeverisë së re, në të gjitha dikasteret u realizua pranim-dorëzimi i detyrës. Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetari i deritanishëm i Qeverisë, Talat Xhaferi, ia dorëzoi funksionin kryeministror kryetarit të sapozgjedhur të Qeverisë, Hristijan Mickoski, nga Xhaferi thotë se i ka uruar punë të sukseshme dhe efikase në intres […]

qershor 24, 2024 - 23:01
 0  5
Kryeministri Mickoski dhe ministrat e tij morën detyrat dhe nisën punën

Një ditë pas formimit qeverisë së re, në të gjitha dikasteret u realizua pranim-dorëzimi i detyrës. Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetari i deritanishëm i Qeverisë, Talat Xhaferi, ia dorëzoi funksionin kryeministror kryetarit të sapozgjedhur të Qeverisë, Hristijan Mickoski, nga Xhaferi thotë se i ka uruar punë të sukseshme dhe efikase në intres të të gjithë qytetarëve.

TALAT XHAFERI, ISH KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

Gjatë pranim dorëzimit zyrtar të funksionit kryeministror, kryeministrit të sapo gjedhur Hristijan Mickoski i urova punë të suksesshme dhe efikase në interes të të gjithë qytetarëve. I theksuam zgjedhjet e lira, korrekte dhe demokratike si vlerë e shtuar e eurointegrimeve. Shpreha shpresë se subjektet politike do të tregojnë nivel të lartë të vetëdijes politike dhe do të jenë të hapur për bashkëpunim për prioritetet strategjike të shtetit”.

Ndërkohë, kryeministri i sapozgjedhur Hristijan Mickoski, deklaroi se vizioni i tij dhe i qeverisë së re synon rritjen ekonomike, kohezionin social dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

Ne mbetemi të përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve urgjente me të cilat përballemi dhe për të punuar drejt një shteti të bashkuar dhe të begatë. Me përgjegjësinë e re që po marr, vazhdojmë të punojmë për interesat e të gjithë qytetarëve tanë dhe arritjen e synimeve kombëtare, brenda dhe jashtë vendit”.

Pranim-dorëzimi i detyrës u bë edhe në ministritë tjera. Arben Taravari mori detyrën e ministrit të Shëndetësisë, por jo nga ministri i deritanishëm, por nga zëvendësja e tij. Edhe Fatmir Limani nga VLEN ka pranuar postin e Mininistrit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Ndërkohë, Arben Fetai, është emëruar zv/kryeminsitër për qeverisje të mirë. Detyrën e Ministrit të Ekonomisë dhe Punës, e ka pranuar edhe Besar Durmishi nga VLEN. Orhan Muretezani ka pranuar detyrën e Ministrit për Çështje Europiane. Në zyret e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, detyrën e ministrit e pranoi edhe lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.