Kryeparlamentari malazez Mandiç dhe ai i Republika Srpska Stevandiç, të hënën në Shkup
Patriarku serb Porfirij do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të Shën Savës, festës kombëtare të komunitetit serb në Maqedoni, të hënën, më 27 janar, në Teatrin Kombëtar të The post Kryeparlamentari malazez Mandiç dhe ai i Republika Srpska Stevandiç, të hënën në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Patriarku serb Porfirij do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të Shën Savës, festës kombëtare të komunitetit serb në Maqedoni, të hënën, më 27 janar, në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë në Shkup. Këtë e ka bërë të ditur sot zëvendëskryeministri dhe ministri i marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve, Ivan Stoilkoviq, duke komentuar Akademinë e Shën Savës të këtij viti, ku përveç patriarkut, do të marrin pjesë edhe kryetarët e kuvendeve të Malit të Zi Mandiç dhe të Republikës Srpska Stevandiç, si dhe përfaqësues të tjerë nga skena politike serbe.
“Këtë vit në festën e Shën Savës do të marrë pjesë edhe Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirij, i cili do të jetë mysafir i Kishës Ortodokse Maqedonase. Patriarku do të mbërrijë në Akademinë e Shën Savës së bashku me Kryepeshkopin Stefan. Do të kemi mundësinë që dy personalitete të kishës të nderojnë akademinë dhe të nderojnë ditën dhe në një farë mënyre të përfundojnë procesin që kemi filluar në vitin 2007 me kremtimin e festave kombëtare në vend”, tha ai.
Sipas tij, ky është mesazh i pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal që do të ketë përgjigje pozitive nga mbarë opinioni maqedonas.
The post Kryeparlamentari malazez Mandiç dhe ai i Republika Srpska Stevandiç, të hënën në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .