Kryeziu: I papranueshëm fakti që fatkeqësia e Astrit Deharit po përdoret për të mbledhur një grusht vota

Ismet Kryeziu nga KDI ka reaguar pas konferencës së VV’ja para Prokurorisë Speciale për rastin e Astrit Deharit. Kryeziu përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se diçka e tillë në kohë zgjedhjesh është e trishtueshme. Ai thekson se, po përpiqen ta shfrytëzojnë jetën dhe vdekjen e Deharit për mbështetje politike. “E trishtueshme të shohim se […]

gusht 12, 2024 - 14:00
 0  5
Kryeziu: I papranueshëm fakti që fatkeqësia e Astrit Deharit po përdoret për të mbledhur një grusht vota
kryeziu:-i-papranueshem-fakti-qe-fatkeqesia-e-astrit-deharit-po-perdoret-per-te-mbledhur-nje-grusht-vota

kryeziu:-i-papranueshem-fakti-qe-fatkeqesia-e-astrit-deharit-po-perdoret-per-te-mbledhur-nje-grusht-vota

Ismet Kryeziu nga KDI ka reaguar pas konferencës së VV’ja para Prokurorisë Speciale për rastin e Astrit Deharit.

Kryeziu përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se diçka e tillë në kohë zgjedhjesh është e trishtueshme.

Ai thekson se, po përpiqen ta shfrytëzojnë jetën dhe vdekjen e Deharit për mbështetje politike.

“E trishtueshme të shohim se si një subjekt politik, pavarësisht nëse është në opozitë apo pushtet, gjithnjë në kohë zgjedhjesh, përpiqet të shfrytëzojë jetën dhe vdekjen e Astrit Deharit për të fituar mbështetje politike, duke ndikuar ndjenjat e publikut”, shkruan Kryeziu.

Tutje, ai thotë se është i papranushëm fakti që fatkeqësia e Deharit të përdoret për vota.

“Përdorimi i fatkeqësisë së Astrit Deharit për të manipuluar opinionin publik dhe për të mbledhur një grusht vota është i papranueshëm dhe përbën një mungesë respekti për kujtimin e tij, për institucionet dhe për shoqërinë”, përfundon shkrimi i tij.