Kundërligjshëm punësoi dy arsimtarë, Policia e Maqedonisë së Veriut e ka paditur drejtorin e shkollës fillore

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj drejtorit të një shkollë fillore dhe një të punësuari në Agjencinë për punësim, rreth punësimit të dy mësimdhënësve në një shkollë fillore, transmeton Portalb.mk. “I akuzuari i parë, në periudhën prej 2 shtatorit deri më 19 shtator të vitit 2024, pa pëlqimin paraprak nga Komuna […]

Nëntor 19, 2024 - 00:00
 0  6
Kundërligjshëm punësoi dy arsimtarë, Policia e Maqedonisë së Veriut e ka paditur drejtorin e shkollës fillore
Hapësirë shkollore për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor. Foto nga Portalb.mk

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj drejtorit të një shkollë fillore dhe një të punësuari në Agjencinë për punësim, rreth punësimit të dy mësimdhënësve në një shkollë fillore, transmeton Portalb.mk.

“I akuzuari i parë, në periudhën prej 2 shtatorit deri më 19 shtator të vitit 2024, pa pëlqimin paraprak nga Komuna e Tearcës, ka angazhuar dy persona si mësimdhënës, duke vepruar në kundërshtim me nenin 9, paragrafin 4 nga Ligji për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional në shkollat fillore dhe të mesme”, sqaroi Policia.

I akuzuari i parë është tetovari 63 vjeçar E.H. në rolin e drejtorit të shkollës fillore në fshatin Sllatinë, ndërsa i dyti është tetovari 42 vjeçar G.Sh. në rolin e të punësuarit në Agjencinë për punësim. Ky i fundit i kishte future personat në sistem më 2 shtator, përkundër asaj se pëlqimi kishte ardhur më 19 shtator.