Kupina pas anketës së UNDP-së: Pëlqyeshmëria me punën e Presidentes, më e larta në historinë e institucionit

Bekim Kupina, këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj anketës së organizuar nga UNDP-ja, e cila tregon për rritje të kënaqshmërisë së qytetarëve ndaj Presidencës. Kupina ka deklaruar se kjo përqindje është më e larta ndonjëherë në historinë e institucionit të Presidencës. “Pëlqyeshmëria me punën e Presidentes Vjosa Osmani më e larta në historinë […]

Korrik 25, 2024 - 20:31
 0  5
Kupina pas anketës së UNDP-së: Pëlqyeshmëria me punën e Presidentes, më e larta në historinë e institucionit
kupina-pas-anketes-se-undp-se:-pelqyeshmeria-me-punen-e-presidentes,-me-e-larta-ne-historine-e-institucionit

kupina-pas-anketes-se-undp-se:-pelqyeshmeria-me-punen-e-presidentes,-me-e-larta-ne-historine-e-institucionit

Bekim Kupina, këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj anketës së organizuar nga UNDP-ja, e cila tregon për rritje të kënaqshmërisë së qytetarëve ndaj Presidencës.

Kupina ka deklaruar se kjo përqindje është më e larta ndonjëherë në historinë e institucionit të Presidencës.

“Pëlqyeshmëria me punën e Presidentes Vjosa Osmani më e larta në historinë e institucionit të Presidencës. Kënaqshmëria e qytetarëve të Kosovës me punën e Presidentes Osmani, sipas rezultateve të edicionit të 26-të të Përmbledhjes së Pulsit Publik UNDP-së, është 69 %. Kjo përqindje është më e larta ndonjëherë në historinë e institucionit të Presidencës. Lidership, vizion, përkushtim, gardiane e interesit qytetar e shtetëror dhe e aleancave, përfaqësuese e denjë shtetërore”, ka shkruar Kupina.