Kurti: Fëmijët duhet të jetojnë në një shtet të sigurt

Kryeministri Albin Kurti në Ditën e Fëmijëve ka thënë se ata duhet që të jetojnë në një shtet të sigurt dhe që përkujdeset për ta. Kurti tha se ata do të jenë udhëheqësit e së nesërmes. “Fëmijët janë shtysa e motivimi i sotëm, shpresa e lumturia por edhe udhëheqësit e së nesërmes. Ata na gëzojnë […]

qershor 1, 2024 - 22:00
 0  5
Kurti: Fëmijët duhet të jetojnë në një shtet të sigurt
kurti:-femijet-duhet-te-jetojne-ne-nje-shtet-te-sigurt

kurti:-femijet-duhet-te-jetojne-ne-nje-shtet-te-sigurt

Kryeministri Albin Kurti në Ditën e Fëmijëve ka thënë se ata duhet që të jetojnë në një shtet të sigurt dhe që përkujdeset për ta.

Kurti tha se ata do të jenë udhëheqësit e së nesërmes.

“Fëmijët janë shtysa e motivimi i sotëm, shpresa e lumturia por edhe udhëheqësit e së nesërmes. Ata na gëzojnë dhe na i mbushin ditët plot hare si dhe na bëjnë të mos harrojmë rëndësinë e çiltërsisë dhe harmonisë. Çdo punë që e bëjmë e ka si qëllim përmirësimin e jetës në vend e natyrisht dhe të ardhmen.

Sipas tij, fëmijët tanë duhet të jetojnë në një shtet të sigurt, që përkujdeset për ta e që i mbron nga çdo e padrejtë.

“Me politikat e qeverisë sonë, i tillë po bëhet përherë e më shumë shteti jonë. Festojmë ditën e fëmijëve, festojmë të ardhmen”, ka thënë Kurti.