Kurti: Krenaria olimpike në Paris vazhdon me Laurën nga Mitrovica

Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Laura Fazliun për medaljen e bronztë të fituar në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se krenaria olimpike në Paris vazhdon me Laurën nga Mitrovica. “Kjo është medalja e pestë olimpike në histori të Kosovës me ekipin e xhudistëve të kryemjeshtrit Driton Kuka, […]

Korrik 30, 2024 - 23:30
 0  5
Kurti: Krenaria olimpike në Paris vazhdon me Laurën nga Mitrovica
kurti:-krenaria-olimpike-ne-paris-vazhdon-me-lauren-nga-mitrovica

kurti:-krenaria-olimpike-ne-paris-vazhdon-me-lauren-nga-mitrovica

Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Laura Fazliun për medaljen e bronztë të fituar në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se krenaria olimpike në Paris vazhdon me Laurën nga Mitrovica.

“Kjo është medalja e pestë olimpike në histori të Kosovës me ekipin e xhudistëve të kryemjeshtrit Driton Kuka, e dyta në Paris dhe e para për Majlinda Kelmendin si trajnere. Për më shumë, kjo është edhe medalja e parë olimpike nga qyteti i Mitrovicës”.

“Kosova edhe njëherë dëshmoi se është shtet i xhudos. Faleminderit Laura për gëzimin e pamasë!”, ka shkruar Kurti.