Kurti pas takimit me Allen: Shkëmbyem pikëpamjet tona për shumë tema me interes të përbashkët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka postuar fotografi në Facebook nga takimi me nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen. Në lidhje me takimin me Allen, Kurti ka thënë se ShBA-të “janë aleatja, mikja dhe partnerja jonë historike, aktuale dhe e së ardhmes. Fuqizimi dhe thellimi i bashkëpunimit bilateral, veçanërisht […]

maj 19, 2024 - 19:00
 0  7
Kurti pas takimit me Allen: Shkëmbyem pikëpamjet tona për shumë tema me interes të përbashkët
kurti:-amerika,-aleati-historik-i-kosoves

kurti:-amerika,-aleati-historik-i-kosoves


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka postuar fotografi në Facebook nga takimi me nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen.

Në lidhje me takimin me Allen, Kurti ka thënë se ShBA-të “janë aleatja, mikja dhe partnerja jonë historike, aktuale dhe e së ardhmes. Fuqizimi dhe thellimi i bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, është prioritet i ynë.”

Postimi:
Ishte kënaqësi të mirëpresim sot në vizitën e saj të parë në Kosovë nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleatja, mikja dhe partnerja jonë historike, aktuale dhe e së ardhmes. Fuqizimi dhe thellimi i bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, është prioritet i ynë.

Biseduam e shkëmbyem pikëpamjet tona për shumë tema me interes të përbashkët.