Kuvendi i Prishtinës, opozita kritikon pushtetin për mospunë

Zhvillime pati nga janari e deri më tani në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Këtë muaj ky kuvend është në pushim. Nga opozita adresuan kritika për dështim nga pozita në realizim të planit të punës për këtë vit e deri më tani. Nga komuna thanë se, pavarësisht vështirësive të numrave, janë ndërmarrë disa aktivitete dhe kanë […]

gusht 19, 2024 - 02:00
 0  7
Kuvendi i Prishtinës, opozita kritikon pushtetin për mospunë
kuvendi-i-prishtines,-opozita-kritikon-pushtetin-per-mospune

kuvendi-i-prishtines,-opozita-kritikon-pushtetin-per-mospune

Zhvillime pati nga janari e deri më tani në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Këtë muaj ky kuvend është në pushim. Nga opozita adresuan kritika për dështim nga pozita në realizim të planit të punës për këtë vit e deri më tani. Nga komuna thanë se, pavarësisht vështirësive të numrave, janë ndërmarrë disa aktivitete dhe kanë kaluar disa pika me rendësi për kryeqytetin.

Me zhvillime të ndryshme u karakterizua puna e Kuvendit komunal të Prishtinës. Prishja e koalicionit me PDK-në, humbja e shumicës e shkarkimi i kryesuesit të kuvendit, ishin disa nga ngjarjet që e karakterizuan këtë kuvend.

Duke adresuar kritika ndaj pozitës, zyrtarët opozitarë thanë se kanë dhënë kontributin e tyre në Kuvend Komunal.

“Ne, si opozitë, po flas si LVV, kemi pasur një ndikim goxha shumë në opozitëbërje. Në planin rregullues të Kalabrisë, përveç kalimit të këtij plani, kemi kontribuar në përmirësimin edhe të këtij plani që ka me qenë më i avancuar më i mirë për t’i shërbyer qytetarëve”, tha Besart Krasniqi, asamblist i VV-së në Prishtinë.

Partia tjetër opozitare, PDK, tha se pushteti ka dështuar në realizimin e planit të punës të Kuvendit komunal.

“Viti 2024 ka qenë vit i vonesave realisht. Konsideroj që është dështim I komunës së Prishtinës që ta realizoj planin e punës të Kuvendit Komunal dhe një nga arsyet e dështimit të planit të punës është insistimi i kryetarit Rama që në pikat e rendit të ditës të fusë çështje që kanë të bëjnë puro me interesin e tij dhe jo me interesin e qytetarëve”, tha Granit Geci, asamblist i PDK-së në Prishtinë.

Një dokument i cili nga komunarët po konsiderohet si shumë me rendësi është Plani Zhvillimor Komunal, që nuk ka arritur ende të kalojë në diskutim publik. Nga pozita në kryeqytet thanë se, pavarësisht vështirësive të numrave, janë kaluar disa pika me rendësi për kryeqytetin.

“Janë ndërmarrë disa aktivitete edhe janë kaluar disa pika që janë më rendësi për kryeqytetin e të cilat janë përkrahur në disa raste nga të gjithë, pa dallim, e në disa rast nga një pjesë e asamblistëve që ka mjaftur kuota prej 26 numrave, mirëpo plani zhvillimor nuk ka arritur të vihet në diskutim publik”, tha Donat Lushaku, zëdhënës i Komunës së Prishtinës.

Në mbledhjen e ardhshme të Kuvendi të Komunës, komunarët deklarojnë se, përveç Planit Zhvillimor Komunal, do të diskutohen edhe pika të tjera më rëndësi për kryeqytetin./rtk