Kush janë dëshmitarët që do thirren në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, mes tyre edhe Ilir Beqaj

Mbledhja e parë e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, pas zgjatjes së afateve me tre muaj, u zhvillua pa debate mes opozitës dhe mazhorancës. Ndonëse punimet e këtij komisioni në sesionin e kaluar parlamentar janë karakterizuar nga tensione e debate, sot palët ranë dakord për shkresat e informacioneve dhe listën e re të dëshmitarëve. 9 persona […]

shtator 4, 2024 - 14:00
 0  7
Kush janë dëshmitarët që do thirren në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, mes tyre edhe Ilir Beqaj

Mbledhja e parë e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, pas zgjatjes së afateve me tre muaj, u zhvillua pa debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Ndonëse punimet e këtij komisioni në sesionin e kaluar parlamentar janë karakterizuar nga tensione e debate, sot palët ranë dakord për shkresat e informacioneve dhe listën e re të dëshmitarëve.

9 persona në hetim pritet të thirren për të dëshmuar, si ish-ministri Ilir Beqaj, ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj, e biznesmeni i sterilizimit Ilir Rrapaj.

Për të marrë në pyetje personat në hetim, fillimisht Komisioni Hetimor do duhet që të marrë leje nga autoritetet.