Pretendimet e opozitës, sot mblidhet Këshilli i Mandateve për deputetin Vullnet Sinaj

Sot në orën 11:00 Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kuvendin e Shqipërisë do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e opozitës për deputetin socialist Vullnet Sinaj. Të paktën 14 deputetë të opozitës kanë kërkuar konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të Sinajt, i cili sipas tyre ka përfituar para publike me bizneset e tij. Opozita […]

shtator 4, 2024 - 14:00
 0  8
Pretendimet e opozitës, sot mblidhet Këshilli i Mandateve për deputetin Vullnet Sinaj

Sot në orën 11:00 Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kuvendin e Shqipërisë do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e opozitës për deputetin socialist Vullnet Sinaj.

Të paktën 14 deputetë të opozitës kanë kërkuar konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të Sinajt, i cili sipas tyre ka përfituar para publike me bizneset e tij. Opozita pretendon se ekzistojnë 30 prova se si si ligjvënësi i maxhorancës ka përfituar para nga buxheti i shtetit nëpërmjet kompanive të tij gjatë kohës së ushtrimit të mandatit të deputetit.

Socialisti nuk i ka tjetërsuar aksionet, por i ka transferuar te persona të tjerë, dhe për këtë arsye demokratët akuzojnë se ai asnjëherë nuk ka humbur të drejtën e pronësisë mbi kompanitë e tij dhe marrjen e fitimeve.

Demokratët shprehen se pronësia mbi këto kompani dhe fakti që fitimet kanë shkuar si divident për vetë deputetin Vullnet Sinaj rezulton i provuar edhe nga deklaratat vjetore të deklarimit të pasurisë nga ana e tij.

Pavarësisht pretendimeve të PD, deputeti Sinaj ka mohuar akuzat. Në një reagim në mediat sociale Sinaj pohoi se ai dhe pagën e jep për bamirësi dhe nuk ka përfituar asnjë Lek nga buxheti i shtetit.