Kuvendi i kërkoi Qeverisë së RMV-së plan për përfaqësim të drejtë, Snopçe: Komisioni që e drejton Xhaferi nuk ka fuqi ekzekutive

Kuvendi angazhoi Qeverinë që në 30 ditët e ardhshme, përkatësisht deri në mes të dhjetorit të përgatit Plan aksionarë për përfaqësim të drejtë të bashkësive etnike në administratë. Ky është përfundimi nga seanca e parë e Komisionit për ndjekjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Kryetari i këtij komisioni, Talat Xhaferi tha se në bazë […]

Nëntor 11, 2024 - 18:00
 0  5
Kuvendi i kërkoi Qeverisë së RMV-së plan për përfaqësim të drejtë,  Snopçe: Komisioni që e drejton Xhaferi nuk ka fuqi ekzekutive
Seanca konstitutive e Kuvendit të RMV-së pas zgjedhjeve parlamentare 2024. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Kuvendi angazhoi Qeverinë që në 30 ditët e ardhshme, përkatësisht deri në mes të dhjetorit të përgatit Plan aksionarë për përfaqësim të drejtë të bashkësive etnike në administratë. Ky është përfundimi nga seanca e parë e Komisionit për ndjekjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Kryetari i këtij komisioni, Talat Xhaferi tha se në bazë të informacioneve nga Qeveria, dy herë në vit përgatitet raport për gjendjen e institucioneve, ndërsa raportin e parë do ta përgatisin në janar të vitit të ardhshëm, transmeton TV 21.

Megjithatë gjatë përgatitjes së Ligjit për përfaqësim të drejtë që duhet të zëvendësojë Balancuesin, anëtari i komisionit Halil Snopçe, tha se Komisioni nuk do të jetë barazi me Ligjin, për shkak se Komisioni ka rol mbikëqyrës.

Në vendimin për themelimin e Komisionit qëndron se Komisioni mund të japë rekomandime, mendime si dhe konkluzione që duhet të zbatohen nga organet e pushtetit shtetërorë dhe institucionet tjera publike në të gjitha nivelet në raport me gjendjen e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të qytetarëve që i përkasin të gjithë bashkësive.

Ndryshe, Komisioni për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të bashkësive është themeluar për herë të parë në Kuvend këtë mandat.

Komisioni në fjalë u krijua me kërkesë të “Frontit Evropian të cilët themelimin e tij e vendosën si kusht për votimin e sistematizimit dhe ndryshimit të resorëve të Qeverisë në fillim të mandatit.

I njëjti do të ndjekë përfaqësimin e drejtë të bashkësive pasi u hoq mekanizmi i “balancuesit”.