Milot Rashica nuk do jetë në dispozicion të Kosovës, mediumi turk: Futbollisti kosovar nuk ka lëndim aktiv

Milot Rashica nuk do jetë pjesë e Kosovës për ndeshjet e nëntorit. Trajneri i Kosovës, Franco Foda deklaroi se Rashica nuk do jetë në dispozicion të tij për shkak të një lëndimi. Megjithatë mediumi turk, TRT Spor ka dhënë lajmin se Rashica nuk vuan nga asnjë lëndim aktualisht. “Milot Rashica për momentin nuk ka lëndim […]

Nëntor 11, 2024 - 18:00
 0  8
Milot Rashica nuk do jetë në dispozicion të Kosovës, mediumi turk: Futbollisti kosovar nuk ka lëndim aktiv

Milot Rashica nuk do jetë pjesë e Kosovës për ndeshjet e nëntorit.

Trajneri i Kosovës, Franco Foda deklaroi se Rashica nuk do jetë në dispozicion të tij për shkak të një lëndimi.

Megjithatë mediumi turk, TRT Spor ka dhënë lajmin se Rashica nuk vuan nga asnjë lëndim aktualisht.

“Milot Rashica për momentin nuk ka lëndim aktiv. Futbollisti kosovar është në fazën e adaptimit me ekipin gjatë rikthimit në fushë pas lëndimit të mëparshëm të muskujve, si dhe ka luajtur për 25 minuta në ndeshjen e Basaksehirit mbrëmë”, shkruhet në njoftimin e mediumit turk.