Kylian Mbappe ia konfirmon Macronit: Zyrtarizimi do të jetë sonte

Kylian Mbappe më në fund po e realizon ëndrrën fëmijërore. Sulmuesi francez do të zyrtarizohet sonte si lojtari më i ri i Real Madridit. Këtë e ka konfirmuar vetë futbollisti në fjalë, në një bashkëbisedim me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Kjo bisedë është siguruar nga “RMC Sport”, gjatë vizitës së presidentit francez në kampin […]

qershor 3, 2024 - 20:00
 0  18
Kylian Mbappe ia konfirmon Macronit: Zyrtarizimi do të jetë sonte

Kylian Mbappe më në fund po e realizon ëndrrën fëmijërore.

Sulmuesi francez do të zyrtarizohet sonte si lojtari më i ri i Real Madridit.

Këtë e ka konfirmuar vetë futbollisti në fjalë, në një bashkëbisedim me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Kjo bisedë është siguruar nga “RMC Sport”, gjatë vizitës së presidentit francez në kampin ku po qëndron kombëtarja e Francës para “EURO 2024”.

“A është gjithçka gati? A do të zyrtarizohet sonte?”, e pyeti Macroni lojtarin.

“Po, po, sonte do të përfundojë gjithçka”, ia ktheu Mbappe.