Lekaj: Gjendja e minatorëve të jetë alarm për Qeverinë, “Trepça” mund të mbetet pa punëtorë

Anëtari i Komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi e Tregti, nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pasi minatorët në ndërmarrjen “Trepça” s’janë paguar tash e dy muaj. Lekaj ka deklarua për Front Online se gjendja e minatorëve duhet të jetë alarm për Qeverinë “Kurti”. Ai thotë se nga kjo situatë e krijuar, ka rrezik “Trepça” […]

Korrik 31, 2024 - 05:30
 0  6
Lekaj: Gjendja e minatorëve të jetë alarm për Qeverinë, “Trepça” mund të mbetet pa punëtorë
lekaj:-gjendja-e-minatoreve-te-jete-alarm-per-qeverine,-“trepca”-mund-te-mbetet-pa-punetore

lekaj:-gjendja-e-minatoreve-te-jete-alarm-per-qeverine,-“trepca”-mund-te-mbetet-pa-punetore


Anëtari i Komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi e Tregti, nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pasi minatorët në ndërmarrjen “Trepça” s’janë paguar tash e dy muaj.

Lekaj ka deklarua për Front Online se gjendja e minatorëve duhet të jetë alarm për Qeverinë “Kurti”.

Ai thotë se nga kjo situatë e krijuar, ka rrezik “Trepça” të mbetet pa punëtorë.

“Kjo gjendje e mjerueshme për kushtet e rënda të minatorëve duhet të jetë alarm për Qeverinë Kurti, dhe duhet të intervenohet menjëherë sepse vendi mund të këtë kolaps në Trepçë, ku të gjithë punëtorët mund ta lëshojnë vendin e punës”, theksoi deputeti Lekaj.

Deputeti i AAK-së ka kërkuar nga Qeveria që ti ekzekutoj pagat për minatorët.

Sipas Lekajt, pushteti aktual për rastin e ‘Trepçës’ dhe ndërmarrjeve tjera duhet të jap dorëheqje.

“Hapi i parë duhet të jetë ekzekutimi i të gjitha pagave të Minatorëve, dhe pastaj të vazhdohet me plotësimin e kushteve të tjera. Në përgjithësi Qeveria Kurti ka dështuar në menaxhimin e zhvillimin e Trepçës dhe jo vetëm. Për rastin e Trepçës dhe institucioneve e ndërmarrjeve publike, kjo Qeveri është dashur të jap dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje”, thotë Lekaj.

Lekaj ka përmendur disa probleme që kanë pasur ndër vite minatorët.

Ai e vlerësoi si jo të drejtë mos përkrahjen e pushtetit karshi kësaj ndërmarrjeje.

“Minatorët e Trepçës janë lënë anash nga Kurti tani e katër vite. Është jo e drejtë dhe e ndershme që Trepça, si aseti i shtetit të Kosovës, të mos përkrahet në asnjë formë nga ky pushtet. Minatorët që disa vite kanë probleme me veshmbathje, modernizim të makinerisë së rëndë, mungesë të sigurimeve shëndetësore, si dhe probleme në paga”, u shpreh Lekaj për Front Online.