Lekaj: Nuk do të votojmë asnjë marrëveshje derisa Qeveria të përmirësohet

Pal Lekaj, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se nuk do të votojnë asnjë marrëveshje në Kuvend derisa Qeveria të përmirësohet. “Nuk është në domenin tonë, është në domenin e atyre që e kanë përgjegjësinë, që e kanë votën e qytetarëve, e kanë 50 plus një që të bëjnë zgjidhje, dhe […]

tetor 10, 2023 - 19:40
 0  6
Lekaj: Nuk do të votojmë asnjë marrëveshje derisa Qeveria të përmirësohet
lekaj:-nuk-do-te-votojme-asnje-marreveshje-derisa-qeveria-te-permiresohet

lekaj:-nuk-do-te-votojme-asnje-marreveshje-derisa-qeveria-te-permiresohet

Pal Lekaj, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se nuk do të votojnë asnjë marrëveshje në Kuvend derisa Qeveria të përmirësohet.

“Nuk është në domenin tonë, është në domenin e atyre që e kanë përgjegjësinë, që e kanë votën e qytetarëve, e kanë 50 plus një që të bëjnë zgjidhje, dhe nëse në domenin e tyre dominojnë vetëm numrat dhe arroganca e numrave, atëherë vije deri në një situatë e tillë që ne nuk do të votojmë asnjë marrëveshje, asnjë ligj derisa ata të përmirësohen”, ka thënë Lekaj.

Sipas Lekajt, sjelljet jo të mira të Kurtit “na kanë sjellë në këtë situatë”.

“Mendoj se të gjitha këto sjellje jo të mira mos t’i quaj “rebele” të kryeministrit, na kanë sjellë në këtë situatë dhe derisa ai ka nevojë për opozitën, atëherë duhet të dominojë arsyeja dhe të përfillen kërkesat e opozitës”, ka thënë tutje Lekaj për RTV Dukagjini.

Po ashtu ai foli edhe për sanksionet ndaj Kosovës dhe nevojën e vënies së sanksioneve ndaj Serbisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi nuk do të vazhdojë pa u sanksionuar Serbia, për këtë çështje Lekaj është shprehur se duhet të sanksionohet edhe Serbia nga ndërkombëtarët.

“Ne e kemi thënë dhe po e them prapë se sanksionimi i Serbisë duhet patjetër të ndodhë, duhet të sanksionohet Serbia në këtë drejtim urgjentisht, por në të njëjtën kohë duhet patjetër të hiqen sanksionet ndaj Kosovës, sepse po dëmtohen qytetarët, nuk dëmtohet një kryeministër”, ka shtuar ai.