Lëvizja Anti Bixhoz nga kryeministri dhe VLEN-i kërkojnë sqarim ku ngeli premtimi se do t’i mbylllnin objektet e lojrave të fatit
Nga Lëvizja Anti Bixhoz sonte kanë reaguar duke kërkuar nga përfaqësuesit e Koalicionit VLEN që të shpjegojnë se ku ka ngelur premtimi se do t’i mbylllnin objektet e lojrave të fatit, se do t’i pastronit të gjitha “oborret e objekteve arsimore” dhe do të çlironin popullin nga plaçkitja permanente që po i ndodh dita ditës, […]
Nga Lëvizja Anti Bixhoz sonte kanë reaguar duke kërkuar nga përfaqësuesit e Koalicionit VLEN që të shpjegojnë se ku ka ngelur premtimi se do t’i mbylllnin objektet e lojrave të fatit, se do t’i pastronit të gjitha “oborret e objekteve arsimore” dhe do të çlironin popullin nga plaçkitja permanente që po i ndodh dita ditës, njofton Portalb.mk.
“Reagimin e Lëvizjes Anti Bixhoz e fillojmë nga fundi pasi dëshira jonë buron nga gjendja faktike e jo nga situata politike dhe intereset e ditore,andaj edhe kërkojmë që të kuptohemi drejt. Kërkojmë sqarim,çka në të vërtetë ndodh?
Ju përkujtojmë se zgjidhjet parciale u treguan joefikase dhe kundërproduktive dhe nuk e zgjidhin problemin e kumarit në vend, ajo kërkon mund dhe veprim. Kërkojmë të qëndroni pas premtimeve të dhëna duke ju përkujtuar se fushata elektorale ka mbaruar? Urojmë që të kuptohemi drejt pasi situata me objektet e bixhozit vazhdon të jet alarmante dhe nuk mund të shkon në pafundësi”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Anti Bixhoz në pritje të përgjigjes nga ana e kryeministrit të RMV-së dhe përfaqësuesve të VLEN -it në lidhje me ftesën e dërguar me datë 24.09.2024 për takim me anëtarët e Lëvizjes.
Nga Anti Bixhozi kërkojnë që bixhozin të mos e trajtojnë si problem sezonal, as si problem etnik, e më së paku si problem për përfitime politike.
“Përkundrazi duhet të trajtohet si problem kombëtar, si një keqe e cila shkatëron familje të tërra,të kuptohet si plaçkitje klasike e cila fuqizohet duke djegur indin njerëzor të familjeve tona dhe tuaja. Për të eliminuar keqkuptimet
kërkojmë nga ju t’i përgjigjeni sa më shpejt ftesës sonë për takim, pasi koha rrjedh. Kërkojmë plotësim të kërkesave të Lëvizjes Anti Bixhoz, jemi vetëm për zgjidhje afatgjate!”, thonë nga Lëvizja Anti Bixhoz.
Lëvizja Antibixhoz prej më tepër se një vit e gjysmë në dhjetor të vitit 2022 shpalli nismën për referendumin për largimin e objekteve të lojërave të fatit nga vendbanimet, duke filluar nga Tetova, kjo nismë po zvarritet për çështje teknike dhe politike, ndërsa nuk dihet se nëse dhe kur do mbahet e njëjta.
Ndryshe, pasi ndryshimet në ligjin për Lojërat e fatit nuk morën vota të mjaftueshme nga deputetët e Maqedonisë së Veriut, të njëjtat ngelën në pa miratuara. Nga Lëvizja “Antibixhoz” ishin të zhgënjyer nga deputetët. Ata më herët kishin organizuar edhe protesta për largimin e këtyre objekteve nga vendbanimet, duke kërkuar edhe mbylljen e tyre.
Ndryshimet ligjore parashihnin që lokalet afariste në të cilat organizohen lojërat e fatit në një bastore dhe në klubin e automateve, lotaria në ambiente të mbyllura dhe lojërat elektronike të fatit duhet të vendosen në një distancë prej jo më pak se 500 metra nga shkollat fillore dhe të mesme.
- LEXO: Nën mëshirë të fatit mbetet referendumi për largimin e lojërave të fatit në Tetovë, nuk dihet nëse dhe kur do të mbahet
- LEXO: Është shtyrë referendumi për largimin e lojërave të fatit në Tetovë
- LEXO: VLEN-i shpalosi planin për përgjysmimin e kazinove, ndërkohë Fronti kërkoi vendosjen e tyre në hotele me pesë yje
- LEXO: Në Maqedoninë e Veriut dikush duhet të mbajë përgjegjësi për lojërat e fatit, paralajmëroi Mickoski
- LEXO: “Turpi nuk ka kufi”, Antibixhozi i zhgënjyer nga deputetët pasi nuk i miratuan ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit
- LEXO: Nën mëshirë të fatit mbetet referendumi për largimin e lojërave të fatit në Tetovë, nuk dihet nëse dhe kur do të mbahet
- LEXO: Ligji për lojërat e fatit u largua nga rendi i ditës në Kuvendin e RMV-së, VMRO-ja parashtroi interpretim autentik të ligjit
- LEXO: Kuvendi konfirmon: Ligji i lojërave te fatit nuk ka marrë mbështetje te mjaftueshëm nga deputetët dhe nuk është miratuar