RMV, asistenti digjital “Ada” jofunksional
“Thjeshtë mund të thuhet se po, vjen ADA. Asistenti i parë digjital, ndonjëherë i bërë në qeverinë e shtetit tonë”, pati deklaruar më datë 10.04.2023, Dimitar Kovaçevski, kryeministër. “Ta skanoj kodin dhe të shoh a funksionon”, pati thënë Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike. Ky është momenti kur përfaqësuesit e ish qeverisë lançuan zyrtarisht ADA-n, […]
“Thjeshtë mund të thuhet se po, vjen ADA. Asistenti i parë digjital, ndonjëherë i bërë në qeverinë e shtetit tonë”, pati deklaruar më datë 10.04.2023, Dimitar Kovaçevski, kryeministër. “Ta skanoj kodin dhe të shoh a funksionon”, pati thënë Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike. Ky është momenti kur përfaqësuesit e ish qeverisë lançuan zyrtarisht ADA-n, asistentin digjital në sektorin publik i bazuar në inteligjencën artificiale, transmeton Alsat-M.
ADA kishte për detyrë t’u mundësojë qytetarëve dhe kompanive të marrin informacion të plotë për kushtet për të investuar në vendin tonë dhe për ndihmën shtetërore që ofrohet për investime.
Por pavarësisht se u shpenzuan rreth 150 mijë euro për këtë asistent digjital. Sot i njëjti, nuk funksionon. QR kodi i vendosur për t’u skanuar është jofunksional, ashtu sikur edhe ueb-faqja.
ADA, do të duhej të funksiononte edhe në ueb-faqen e Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, por edhe të Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, megjithatë, në asnjërën prej tyre ADA askund nuk mund të gjendet. Nga Fondi për Inovacion na informuan se kanë problem teknik, ndërkaq nga Drejtoria për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale as nuk na kthyen përgjigje.
Për aplikacionin i cili është krijuar për nevojat e programeve për ndihmë qeveritare nëpërmjet Planit për rritje ekonomike, nga qeveria aktuale theksojnë se në muajin shkurt ka mbaruar kontrata me kompaninë e cila e ka zhvilluar dhe mirëmbajtur aplikacionin. Qeveria, ka dhënë udhëzim që Fondit për Inovacion dhe TIRZ të sigurojnë fonde për vitin 2024, me qëllim që bashkërisht ta financojnë projektin.
“Në përputhje me këtë udhëzim të lëshuar, e cila është bërë në periudhën e qeverisë teknike, ju informojmë se të gjitha aktivitetet janë ndaluar deri në momentin e zgjedhjes së mandatarit të ri të qeverisë. Për momentin, po shqyrtohen mundësitë për rikthimin e ADA-s, me qëllim që të sigurojmë komunikim të automatizuar me qytetarët e interesuar për të siguruar ndihmë shtetërore”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Ada, u promovua si vegël e gërshetimit të digjitalizimit dhe zhvillimit ekonomik, e cila do të duhej që t’i informonte qytetarët për ndihmat shtetërore, në vend që atë ta bëjnë të punësuarit. Kështu, ADA premtohej se do të ishte e qasshme 24/7 për të marrë informatat e nevojshme, ndërkaq do të shmangej edhe faktori njeri dhe praktikat korruptive.
Portalb.mk, paraprakisht shkruajti se përdorimi i inteligjencës artificiale (IA) në mungesë të strategjisë apo rregullimit, qytetarët i ekspozon në rrezik nga keqpërdorimet e mundshme. RMV ka formuar grup punues për Strategjinë Nacionale për Inteligjencë Artificiale, por prej vitit 2021, i njëjti ka mbajtur vetëm një mbledhje.
Sipas ekspertëve, përdorim i inteligjencës artificiale në institucionet shtetërore do të ndihmonte në rritjen e cilësisë së shërbimeve, kursimit të kohës dhe parave të qytetarëve, por rrjedhimisht edhe do të parandalonte korrupsionin. Megjithatë, nëse IA përdoret në mënyrë jotransparente, pasojat janë edhe më të mëdha se përfitimet.
- LEXO: U lëshua në përdorim asistentja digjitale “Ada”: Flet në 3 gjuhë, përgjigjet në 260 pyetje
- LEXO: “ADA”, asistenti digjital i bazuar në inteligjencë artificiale që do t’u japë informata qytetarëve të RMV-së për ndihmat shtetërore
- LEXO: Përdorimi i inteligjencës artificiale pa strategji, i ekspozon qytetarët në rrezik, RMV askund me procedurën
- LEXO: RMV, përdorimi i inteligjencës artificiale në institucionet shtetërore është i dobishëm, por edhe më i rrezikshëm nëse keqpërdoret
- LEXO: Portalb intervistoi robotin me inteligjencë artificiale “Chat GPT”, na u drejtua dhe na thuri poezi në gjuhën shqipe!
- LEXO: Inteligjenca artificiale mund t’i ndihmojë njerëzit, por edhe ta cenojë privatësinë e tyre