Lladrovci pas aktakuzës së re për Thaçin: Lufta jonë e drejtë nuk mund të zbehet nga asnjë pretendim, as me akuza të reja
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas aktakuzës së re që mbrëmë u konfirmua për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Ai ka publikuar një foto me Thaçin, teksa ka thënë se lufta e UÇK’së nuk mund të zbehet nga asnjë pretendim e as me akuza të reja. Lufta jonë e drejtë nuk mund të
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas aktakuzës së re që mbrëmë u konfirmua për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Ai ka publikuar një foto me Thaçin, teksa ka thënë se lufta e UÇK’së nuk mund të zbehet nga asnjë pretendim e as me akuza të reja.
Lufta jonë e drejtë nuk mund të zbehet nga asnjë pretendim, as me akuza të reja. Besimin tonë në drejtësi, nuk ka të drejtë askush ta shpërdorojë!”,, ka shkruar Lladrovci.