Rokas: BE-ja ka vullnet të vazhdojë projektet e USAID-it nëse ka nevojë
Bashkimi Evropian derisa ka nevojë ka vullnet që të vazhdojë projektet e USAID-it, por me kritere të forta ekonomike, transmeton Portalb.mk. Në momentet që do të ketë nevojë, do të ketë edhe vullnet nga Bashkimi Evropian që të vazhdojë projektet që lidhen me drejtësinë, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e shprehjes, derisa USAID I ka […]


Bashkimi Evropian derisa ka nevojë ka vullnet që të vazhdojë projektet e USAID-it, por me kritere të forta ekonomike, transmeton Portalb.mk.
Në momentet që do të ketë nevojë, do të ketë edhe vullnet nga Bashkimi Evropian që të vazhdojë projektet që lidhen me drejtësinë, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e shprehjes, derisa USAID I ka tërhequr mjetet për këtë, deklaroi euroambasadori Mihalis Rokas.
Ai kërkoi që këto projekte të financohen me para evropiane por nën kritere të forta evropiane.
Administrata e Presidentit Trump ka filluar realizimin e planit për të shkurtuar në mënyrë dramatike personelin në mbarë botën të projekteve të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe fondet për realizimin e projekteve