Në Maqedoninë e Veriut për tre muaj janë regjistruar mbi 738 mijë udhëtarë në transportin ajror

Në vitin 2024 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 3 169 418 udhëtarë në transportin ajror, ndërsa në tremujorin e katërt të vitit 2024 ka pasur 738 769 udhëtarë, apo 6.5 përqind më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Në tremujorin e katërt të vitit 2024, numri i udhëtarëve në […]

shkurt 21, 2025 - 22:00
 0  4
Në Maqedoninë e Veriut për tre muaj janë regjistruar mbi 738 mijë udhëtarë në transportin ajror
Aeroporti Ndërkombëtar Shkupi, foto: Portalb.mk

Në vitin 2024 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 3 169 418 udhëtarë në transportin ajror, ndërsa në tremujorin e katërt të vitit 2024 ka pasur 738 769 udhëtarë, apo 6.5 përqind më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2024, numri i udhëtarëve në transportin rrugor është 1 108 000, në transportin urban-periferik 9 881 000, në transportin hekurudhor 67 000, derisa numri i udhëtarëve në transportin ajror është 738 769”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Transporti hekurudhor në tremujorin e katërt shënoi rritje për 36.3 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2024, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, sasia e mallrave të transportuara në transportin rrugor të mallrave është zmadhuar për 8.7 %, në transportin hekurudhor është zvogëluar për 73.5 %, derisa në transportin ajror është rritur për 2.7 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.