LSDM-ja sot në Kongres do t’i publikojë bartësit e listave

Promovime të listave të kandidatëve dhe programe për zgjedhjet parlamentare, tribuna dhe hapje të shtabeve zgjedhore, këtë fundjavë janë në agjendën e partive. LSDM sot në mbledhje të Komitetit qendror dhe atij ekzekutiv, e më pas edhe në Kongres të partisë duhet të sjellë vendim për bartësit e listave të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare. para […]

Mars 23, 2024 - 13:00
 0  3
LSDM-ja sot në Kongres do t’i publikojë bartësit e listave

Promovime të listave të kandidatëve dhe programe për zgjedhjet parlamentare, tribuna dhe hapje të shtabeve zgjedhore, këtë fundjavë janë në agjendën e partive.

LSDM sot në mbledhje të Komitetit qendror dhe atij ekzekutiv, e më pas edhe në Kongres të partisë duhet të sjellë vendim për bartësit e listave të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare. para delegatëve do të prezantohet edhe programi për zgjedhjet e ardhshme.

Në fillim të Kongresit të 28-të të LSDM-së në pjesën e hapur do të flasë lideri Dimitar Kovaçevski, pas çka pason pjesa e punës. Deri më tani është konfirmuar se bartës liste në Njësinë e parë zgjedhore do të jetë kryetari i partisë, Dimitar Kovaçevski, ndërsa bashkë-bartëse Monika Zajkova nga PLD, si dhe se në një nga njësitë zgjedhore bartëse do të jetë nënkryetarja e partisë, Sanja Llukarevska.