Mandati i Olta Xhaçkës, Komisioni i Venecias zbulon datën kur do ta shqyrtojë

Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të marrë në shqyrtim mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçkës. Përmes një njoftimi zyrtarë, bëhet me dije se ky institucion do ta shqyrtojë çështjen më datat 6-7 dhjetor 2024. Kujtojmë se kryeparlamentarja iu drejtua Presidentes së Komisionit të Venecias, znj. Claire Bazy […]

shtator 25, 2024 - 21:00
 0  7
Mandati i Olta Xhaçkës, Komisioni i Venecias zbulon datën kur do ta shqyrtojë

Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të marrë në shqyrtim mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçkës.

Përmes një njoftimi zyrtarë, bëhet me dije se ky institucion do ta shqyrtojë çështjen më datat 6-7 dhjetor 2024.

Kujtojmë se kryeparlamentarja iu drejtua Presidentes së Komisionit të Venecias, znj. Claire Bazy Malaurie, nëpërmjet së cilës i  kërkohet opinion në lidhje me raportin midis demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe deyrimit për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Letra e plotë drejtuar Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali:

 “E dashur Kryetare, Ju faleminderit për letrën tuaj të datës 13 shtator 2024, me anë të së cilës kërkoni opinionin e Komisionit të Venecias për raportin ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese, në kuadrin e rolit të Kuvendit në shqyrtimin e mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit. Nëpërmjet kësaj letre konfirmoj gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të përgatitur këtë opinion për miratim në seancën plenare të 141-të (6-7 dhjetor 2024). Dëshiroj t’Ju shpreh mirënjohjen time për besimin ndaj Komisionit të Venecias. Juaja sinqerisht, Claire Bazy Malaurie” , thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias.