Takimi me shqiptarët në Amerikë, Veliaj: Vota e diasporës është një mundësi e madhe
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me shqiptarët në New York. Së bashku me kreun e qeverisë ishte dhe drejtuesi politik për diasporën, Taulant Balla, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori shqiptar në SHBA, Edvin Bushati. Pas takimit me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve të Amerikës, ka […]
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me shqiptarët në New York. Së bashku me kreun e qeverisë ishte dhe drejtuesi politik për diasporën, Taulant Balla, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori shqiptar në SHBA, Edvin Bushati.
Pas takimit me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve të Amerikës, ka ardhur një reagim nga Erion Veliaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se vota e diasporës është një mundësi e madhe që bashkatdhetarët jashtë vendit kanë për të qenë pjesë vendimtare në rrugëtimin Shqipëria 2030.
Postimi i Erion Veliajt:
”Mirënjohje Mark Gjonajt dhe gjithë shoqatave shqiptare për takimin fantastik të Kryeministrit Edi Rama me diasporën. Vota e diasporës është një mundësi e madhe që bashkatdhetarët jashtë vendit kanë për të qenë pjesë vendimtare në rrugëtimin Shqipëria 2030, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme. Forca shqipe. Regjistrohu tek atdheu.im për të qenë pjesë e historisë së diasporës”, shkruan Veliaj.