Mbaroi në Komision dita e parë e debatit për rebalancin e buxhetit të Maqedonisë së Veriut
Në Komisionin kuvendor për financa dhe buxhet sot ka mbaruar dita e parë e debatit në lidhje me rebalancin e buxhetit të Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, transmeton Portalb.mk. Debati i ditës së parë u karakterizua me debate ndërmjet pushtetit dhe opozitës, ndërsa dita e dytë e debatit pritet të vazhdojë nesër prej orës […]
Në Komisionin kuvendor për financa dhe buxhet sot ka mbaruar dita e parë e debatit në lidhje me rebalancin e buxhetit të Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, transmeton Portalb.mk.
Debati i ditës së parë u karakterizua me debate ndërmjet pushtetit dhe opozitës, ndërsa dita e dytë e debatit pritet të vazhdojë nesër prej orës 11:00. Seanca dëgjimore në Komision do të jetë tri ditë.
LSDM-ja theksoi që me ribalanc nuk planifikohet mbështetje financiare për kompanitë vendore, ndërsa Fronti Evropian alarmoi që me ribalanc do të rritet borxhi publik mbi 68 përqind. Ministrja e Financave, Gordana Dimitreska – Koçoska vlerësoi që ky rebalanc do të krijojë zgjidhjen më të mirë të mundshme për Maqedoninë e Veriut, duke llogaritur situatën ku gjendet.
Ndryshe, në kuadër të procesit të rebalancit, planifikohet debati për 58 amendamente të bëhet brenda gjashtë ditëve, ndërsa në ditën e dhjetë do të votohet rebalanci në Komision. Në rebalanc përfshihen të ardhurat në vlerë prej 318,2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet 362,8 miliardë denarë.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 17 korrik ka miratuar ndryshimet e propozuara në Buxhetin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.
- LEXO: Kocevski për ribalancimin e Buxhetit për vitin 2024: Me këtë reduktim vihet në pikëpyetje puna e rregullt e prokurorive publike
- LEXO: Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të paguajë mbi 2 milionë euro për keqpërdorimin e parave të BE-së
- LEXO: ANALIZË: Buxheti i ribalancuar, më pak para për shkollat, spitalet, gazifikimin, më shumë për hekurudhat, zhvillimin e TIK-ut, komunat