Mandati i Xhaçkës, reagon Ambasada e BE: Zbatimi i vendimeve të GJK, çështje thelbësore

Mandati i Xhaçkës, reagon Ambasada e BE: Zbatimi i vendimeve të GJK, çështje thelbësore  Delegacioni i Komisionit Europian në Tiranë reagoi ne lidhje me votimin e parlamentit për mandatin e Olta Xhaçkës.  “Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të […]

shtator 13, 2024 - 20:00
 0  10
Mandati i Xhaçkës, reagon Ambasada e BE: Zbatimi i vendimeve të GJK, çështje thelbësore

Mandati i Xhaçkës, reagon Ambasada e BE: Zbatimi i vendimeve të GJK, çështje thelbësore 

Delegacioni i Komisionit Europian në Tiranë reagoi ne lidhje me votimin e parlamentit për mandatin e Olta Xhaçkës. 

“Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë”, thuhet në deklaratë. 

Delegacioni shprehet se e “inkurajoi fakti që Kryetarja e Parlamentit theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese”. “Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur”, vijon KE. 

Zyra e Delegacionit të KE nënvizon se “zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit.” 

Tv Klan