Me shfuqizimin e TVSH-së kursim deri në 2000 denarë, Trençevska i bëri thirrje shumicës që ta mbështesë pr/ligjin
Shfuqizimi i TVSH-së për disa produkte të caktuara ushqimore në mënyrë të dukshme do t’i ulë shpenzimet për ushqim nga buxheti familjarë, thotë deputetja e LSDM-së, Jovana Trençevska, përcjell TV21. Grupi parlamentar i kësaj partie dje parashtroi zgjidhje ligjore me të cilën janë përfshirë rreth 250 kategori të produkteve. Trençevska i bëri thirrje shumicës parlamentare […]
Shfuqizimi i TVSH-së për disa produkte të caktuara ushqimore në mënyrë të dukshme do t’i ulë shpenzimet për ushqim nga buxheti familjarë, thotë deputetja e LSDM-së, Jovana Trençevska, përcjell TV21. Grupi parlamentar i kësaj partie dje parashtroi zgjidhje ligjore me të cilën janë përfshirë rreth 250 kategori të produkteve. Trençevska i bëri thirrje shumicës parlamentare që të mbështes këtë propozim ligj për shkak se siç theksoi masa qeveritare me ngrirjen e marzhës nuk dha rezultate.
“Me miratimin e propozim zgjidhjes ligjore të LSDM-së për shfuqizimin e TVSH-së për produktet themelore ushqimore, qytetarët mund të kursejnë edhe deri në 2000 denarë në muaj. Me këtë zgjidhje ligjore janë përfshirë mbi 250 kategori të produkteve për të cilat TVSH-ja do të ulet nga 5% në 0%. Kjo do të japë efekt real dhe të vërtetë për të ulur çmimet në pakicë të produkteve ushqimore”, theksoi Jovana Trençevska, LSDM.