Megan Fox dhe Machine Gun Kelly bëhen prindër të një vajze
Artistja Megan Fox dhe këngëtari Machine Gun Kelly kanë mirëpritur ardhjen në jetë të një vajze. Këngëtari i grupit “Bad Things” ka bërë të ditur lajmin përmes llogarisë së tij në rrjetin social Instagram, duke shkruar se “ajo është më në fund këtu!!”, ka raportuar CNN. View this post on Instagram A post shared […]

Artistja Megan Fox dhe këngëtari Machine Gun Kelly kanë mirëpritur ardhjen në jetë të një vajze.
Këngëtari i grupit “Bad Things” ka bërë të ditur lajmin përmes llogarisë së tij në rrjetin social Instagram, duke shkruar se “ajo është më në fund këtu!!”, ka raportuar CNN.
Machine Gun Kelly nuk e ka zbuluar emrin e vajzës, por ka theksuar se data e lindjes ishte 27 marsi.
Në postimin e tij, ai ka ndarë një video të shkurtër bardh e zi, ku shfaqej dora e vajzës së tij duke kapur gishti i tij tregues.
Çifti njoftuan se ishin në pritje të fëmijës në muajin nëntor, kur Fox postoi foto duke shfaqur barkun dhe një test pozitiv shtatzënie në llogarinë e saj në Instagram.
Ky është fëmija i parë i përbashkët i Fox dhe Kelly, por ata tashmë janë prindër të fëmijëve nga marrëdhënie të mëparshme.
Fox ka tre fëmijë : Noah, 12 vjeç, Bodhi, 11 vjeç dhe Journey, 8 vjeçe, me aktorin e projektit filmik “90210”, Brian Austin Green, me të cilin ishte martuar nga viti 2010 deri në vitin 2020. Çifti u pajtua për një kohë të shkurtër, por përfundimisht e finalizuan divorcimin e tyre në vitin 2022.
Kelly ka një vajzë, Casie Colson Baker, e lindur në vitin 2009, me ish-të dashurën e tij Emma Cannon.
Fox dhe Kelly u lidhën për herë të parë në vitin 2020, kur Fox shfaqej në videoklipin e këngës së Kellyt. Ata u fejuan në vitin 2022, por raportohet se i dhanë fund lidhjes në vitin 2024.