Memli Krasniqi shkruan për 31 vjetorin e vdekjes së intelektualit Esad Mekuli
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shkruar për 31 vjetorin e vdekjes së intelektualit Esad Mekuli. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se veprimtaria e Mekulit do ta mbajë të gjallë përherë kujtimin për të. “31 vjet më parë, në Prishtinë, pushoi së rrahuri zemra e poetit dhe intelektualit tonë […]
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shkruar për 31 vjetorin e vdekjes së intelektualit Esad Mekuli.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se veprimtaria e Mekulit do ta mbajë të gjallë përherë kujtimin për të.
“31 vjet më parë, në Prishtinë, pushoi së rrahuri zemra e poetit dhe intelektualit tonë të shquar, Esad Mekuli. Më 1949, Mekuli themeloi revistën letrare “Jeta e Re”, kryeredaktor i së cilës ishte deri më 1971. Për veprimtarinë dhe bindjet e tij si student, por edhe më vonë, ai u burgos dy herë. Për një periudhë, jetoi në Zagreb, Tiranë e madje edhe në Itali”.
“Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, si dhe nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Ai ishte autor i disa librave dhe dhjetëra përkthimeve. Mbi të gjitha, u shqua si përkrahës e promovues i emrave të rinj të letërsisë e kulturës shqipe në Kosovë e gjetiu. Veprimtaria e tij e shquar do ta mbajë të gjallë përherë kujtimin për të”, ka shkruar Krasniqi të martën.