Ministri i Jashtëm, Igli Hasani: Në MEPJ një strukturë e posaçme për shqiptarët në rajon

Sot u zhvillua dita e dytë e konferencës së ambasadorëve, ku i ftuar në panelin “Hapësira shqiptare në gjeopolitikën e rajonit” ishte ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Hasani ndau me të pranishmit lajmin se brenda Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme prej disa javësh ka nisur të jetë funksional një […]

gusht 27, 2024 - 20:00
 0  14
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani: Në MEPJ një strukturë e posaçme për shqiptarët në rajon

Sot u zhvillua dita e dytë e konferencës së ambasadorëve, ku i ftuar në panelin “Hapësira shqiptare në gjeopolitikën e rajonit” ishte ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Hasani ndau me të pranishmit lajmin se brenda Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme prej disa javësh ka nisur të jetë funksional një departament i posaçëm që merret vetëm me çështje që lidhen me shqiptarët e rajonit.

Sipas ministrit, ky është tregues i politikave që ndjek qeveria, ku ai bën pjesë, për të patur vëmendje maksimale për të gjithë që jetojnë brenda kufijve të Ballkanit Perëndimor.

 “Ky departament do të merret me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët e luginës, me vëllezërit dhe motrat në Kosovë, me situatën në Mal të Zi. Ne do të vazhdojmë të jemi këmbëngulës, do të vazhdojmë të jemi të angazhuar në mënyrë që edhe realitete të tjera të cilat kanë nevojë për vëmëndjen e shtetit shqiptar, të jenë të mirë përfaqësuara brenda këtij viti”, tha Igli Hasani.

Të pranishëm në konferencë ishin dhe përfaqësues shqiptarë të qeverisë në Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut, e kryetari i Komunës i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës. Ndërsa nga Kosova i ftuar ishte Doktori i Shkencave të Historisë në Universitetin e Prishtinës, Ibrahim Gashi.