Rohde tha se Sarrazin s’pati sukses ta bind Kurtin për CEFTA, Zulfaj: Kemi zgjidhje kompromisi, Serbia po kushtëzon

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për takimin e Kurtit me Manuel Sarrazin, emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. Më herët, Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, tha se emisari i vendit të tij për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, erdhi në Kosovë për ta nxitur kryeministrin Albin Kurti për të […]

shtator 5, 2024 - 20:00
 0  6
Rohde tha se Sarrazin s’pati sukses ta bind Kurtin për CEFTA, Zulfaj: Kemi zgjidhje kompromisi, Serbia po kushtëzon
rohde-tha-se-sarrazin-s’pati-sukses-ta-bind-kurtin-per-cefta,-zulfaj:-kemi-zgjidhje-kompromisi,-serbia-po-kushtezon

rohde-tha-se-sarrazin-s’pati-sukses-ta-bind-kurtin-per-cefta,-zulfaj:-kemi-zgjidhje-kompromisi,-serbia-po-kushtezon

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për takimin e Kurtit me Manuel Sarrazin, emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.

Më herët, Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, tha se emisari i vendit të tij për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, erdhi në Kosovë për ta nxitur kryeministrin Albin Kurti për të bërë kompromis për CEFTA-n, por tha se kjo dështoi.

E Zulfaj thotë se ka një zgjidhje kompromosi, por Serbia po e kushtëzon.

Po ashtu, Zulfaj ka deklaruar se masat e Kosovës nuk kanë të bëjnë me tregtinë, por rrjedhin nga kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë, Manuel Sarrazin për të diskutuar mbi mundësitë e zhbllokimit të vendimmarrjes në CEFTA. Pas tre vitesh bllokadë të Serbisë brenda CEFTA-s, kemi një zgjidhje kompromisi. Serbia tash e ka kushtëzuar këtë zgjidhje me heqjen e masave të sigurisë së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë. Këto dy çështje nuk janë të ndërlidhura”, ka thënë Zulfaj.

“Masat e Kosovës nuk kanë të bëjnë me tregtinë, por rrjedhin nga kërcënimet ndaj sigurisë së shtetit tonë. Ato nuk janë marrë nga Ministria e Tregtisë, por nga autoritetet tona të sigurisë. Kosova është shteti më proaktiv në Procesin e Berlinit dhe Kryeministri Kurti ka promovuar vazhdimisht integrimin e mëtejmë të rajonit”, ka deklaruar ai.