Mexhiti: Ali Ahmeti asnjeherë s’arriti ta sjell Gruevskin në festimin e Marrëveshjes së Ohrit! Ne organizuam mbledhje solemne në Qeveri‼️
Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, duke folur për manifestimet e organizuara nga qeveria aktuale për shënimin e 23 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ka rikujtuar qeverisjen e Nikolla Gruevskit me Ali Ahmetin. Sipas Mexhitit, në atë kohë, Ahmeti nuk ka arritur ta sjellë në asnjë manifestim për Marrëveshjen e Ohrit, partnerin maqedonas të koalicionit qeveritar. […]
Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, duke folur për manifestimet e organizuara nga qeveria aktuale për shënimin e 23 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ka rikujtuar qeverisjen e Nikolla Gruevskit me Ali Ahmetin. Sipas Mexhitit, në atë kohë, Ahmeti nuk ka arritur ta sjellë në asnjë manifestim për Marrëveshjen e Ohrit, partnerin maqedonas të koalicionit qeveritar.
“11 vite qeverisje me Gruevskin, nuk kanë arritur asnjëherë ta sjellin Gruevskin as në kotej rasti për Marrëveshjen e Ohrit. Thjesht, i ka injoruar. Pra, Ali Ahmeti dhe BDI-ja nuk ka mundur as në koktej rasti ta sjellin Gruevskin e jo më të organizojnë mbledhje solemne”, tha Mexhiti, në një intervistë për gazetën LAJM.