Mexhiti: Ja pse Fronti Evropian nuk mund të jetë fitues në kampin shqiptar
Fituesi në kampin shqiptar nuk mund të jetë Fronti Evropian për shkak se ka dalë prej kufijve etnik. Këtë e deklaroi kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për legjitimitetin e votës shqiptar. Ai tha se Fronti Evropian shpesh e ka thënë se ata garojnë në Super Ligë, pra […]
Fituesi në kampin shqiptar nuk mund të jetë Fronti Evropian për shkak se ka dalë prej kufijve etnik. Këtë e deklaroi kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për legjitimitetin e votës shqiptar.
Ai tha se Fronti Evropian shpesh e ka thënë se ata garojnë në Super Ligë, pra me VMRO-në dhe LSDM-së, ndërsa sipas kësaj logjike, këta duhet të shkojnë në opozitë, sepse fitues është VMRO-DPMNE.
“Pra nuk ju del asnjë kombinim këtyre, dhe kjo është ajo kriza, mendoj se e kanë ditur se dallim në bazë të anketave serioze, dallim ka qenë 16-13, Fronti Evropian me VLEN-in, këtë e ka ditë BDI dhe duke e ditë këtë ka shkuar në konceptin qytetarë për ta bërë diferencën”, tha Mexhiti.