Mickoski akuzon LSDM-në dhe BDI-në për kr’im / LSDM: VMRO-DPMNE e ka problem që nuk mund ta shijojnë mjaltin
Kryeministri Hristijan Mickosaki në mënyrë të drejtpërdrejt e akuzon qeverinë e kaluar për krim të madh dhe keqpërdorim parash. Në intervistën për Fokus thonë se ka indikacione dhe prova për një krim epik dhe keqpërdorim të madh parash në disa institucione nga ana e qeverisë së kaluar të LSDM-së dhe BDI-së. “Nëse keni një deficit […]
Kryeministri Hristijan Mickosaki në mënyrë të drejtpërdrejt e akuzon qeverinë e kaluar për krim të madh dhe keqpërdorim parash. Në intervistën për Fokus thonë se ka indikacione dhe prova për një krim epik dhe keqpërdorim të madh parash në disa institucione nga ana e qeverisë së kaluar të LSDM-së dhe BDI-së.
“Nëse keni një deficit prej disa miliarda denarësh, që është më shumë se 80 milionë euro për të paguar pensionet e rregullta dhe kur të shihni në disa institucione të tjera ku financohen projekte të caktuara që ishin thelbësore dhe të rëndësishme për BDI-në, por edhe për LSDM-në, atëherë vini në përfundimin se dikush këtu me vetëdije ka keqpërdorur buxhetin. Nëse jeni duke bërë një projekt me rëndësi kapitale, siç është hekurudha për në Bullgari, dhe nëse ai projekt përfundon në rrugë pa dalje ose në mes të tunelit, nuk është normale”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.
Që nga marrja e pushtetit, edhe kryeministri Mickoski por edhe të gjithë ministrat e tjerë vazhdimisht flasin se në periudhën e qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së ka pasur krim të madh, se në buxhet mungojnë para dhe se nuk ka pasur projekte. Nëse Mickoski dhe ministrat kanë prova për krim të kryer, parashtrohet pyetja se pse deri më tani nuk i kanë dorëzuar ato prova deri tek organet kompetente që duhet ta hetojnë atë krim?! Tani për tani e vetmja gjë që po ndodh janë akuzat e ndërsjella mes pushtetit dhe opozita. LSDM sot foli edhe për akuzat për hekurudhën.
“Ditë më parë ministrja e financave tha se paratë për hekurudhën për në Bullgari nuk mund të riorientohen por VMRO-DPMNE dje kërkoi që ato mjete të shkojnë për hekurudhën drejt Greqisë. Pasi kuptuan se paratë nuk mund të riorientohen dhe se projekti është nën monitorim dhe kontroll të plotë të BE-së, VMRO-DPMNE gjoja zbulon ndonjë krim dhe mjete të harxhuara kot. Halli i tyre është që ata nuk mund ta shijojnë mjaltin për shkak se ato projekte janë nën monitorim ndërkombëtar”, thonë nga LSDM.
Mickoski në intervistë e akuzoi ashpër edhe BDI-në duke i komentuar nismat për parimin fitues me fitues, duke shtuar se ka sjellje të papërgjegjshme dhe se është kërcënim për stabilitetin e Maqedonisë si shtet.