Mickoski nuk ka informacione rreth hetimit për ndjekjen e tij të paligjshme me dron

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk ka informacione rreth hetimit të organeve hetimore për ndjekjen e tij të paligjshme me dron, të cilën e bëri publike vetë para disa muajsh. Përveç Mickoskit, në aferën e ndjekjes dhe përgjimit të paligjshëm nga Ana e Sigurisë Kombëtare ishin të përfshirë edhe ministra të tjerë si dhe gazetarë. Kryeministri thotë […]

Nëntor 13, 2025 - 19:00
 0
Mickoski nuk ka informacione rreth hetimit për ndjekjen e tij të paligjshme me dron

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk ka informacione rreth hetimit të organeve hetimore për ndjekjen e tij të paligjshme me dron, të cilën e bëri publike vetë para disa muajsh. Përveç Mickoskit, në aferën e ndjekjes dhe përgjimit të paligjshëm nga Ana e Sigurisë Kombëtare ishin të përfshirë edhe ministra të tjerë si dhe gazetarë. Kryeministri thotë se nuk ka kërkuar informacione për të parë në çfarë faze është hetimi i prokurorisë, dhe se e ka bërë këtë për të mos u kuptuar si një përpjekje për të ushtruar presion mbi të.

“Nuk kam informacione se si zhvillohet ai rast për ndjekjen time të paligjshme, por jo vetëm e imja, ka edhe kolegë tuaj. Nuk kam dhe as nuk po interesohem, për të mos u kuptuar se po ushtroj presion mbi hetimin”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër. /Alsat.mk