Mickovski dje, Ahmeti sot. A do të ketë zgjedhje të dyfishta gjatë vitin 2025?
Gjatë seancës së djeshme parlamentare, kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Kristijan Mickovski, duke replikuar ndaj liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, sprovoi këtë të fundit për të shkuar në zgjedhje të The post Mickovski dje, Ahmeti sot. A do të ketë zgjedhje të dyfishta gjatë vitin 2025? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Gjatë seancës së djeshme parlamentare, kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Kristijan Mickovski, duke replikuar ndaj liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, sprovoi këtë të fundit për të shkuar në zgjedhje të përbashkëta lokale e parlamentare gjatë vitit 2025, shkruan Flaka Media.
Sot, këtë mesazh e përçoi edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga takimi me banorët e Bogovinës.“Mickoski dje vetë deklaroi se sot 1 vjet të jemi në zgjedhje të parakohshme parlamentare, le të përgatitet mirë për në fushë të mejdanit”, kështu deklaroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sonte në Bogovinë.
Ahmeti mes tjerash tha se e mbështet idenë që në tetor të vitit të ardhshëm bashkë me zgjedhjet locale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare”.
„Mickoski dje vetë deklaroi se sot 1 vjet të jemi në zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale. Hristijan Micksoki këtu është para prove a është burrë që I mban fjalët apo vetëm e ka thënë për të friguar opozitën maqedonase. Opozita maqedonase duhet të jetë e guximshme sepse nuk kanë çfarë të humbin le të përgatitet mirë sot 1 vjet në fushë të mejdanit me VMRO-në, ne në fushë të mejdanit me të gjithë ata që nuk mendojnë si ne, dhe ata që nuk mendojnë si ne sot hiqen si përfaqësues të shqiptarëve në institucionet e vendit”, deklaroi kreu i BDI-së Ali Ahmeti.Mickoski dje vetë deklaroi se sot 1 vjet të jemi në zgjedhje të parakohshme parlamentare, le të përgatitet mirë për në fushë të mejdanit”, kështu deklaroi lideri integris, Ali Ahmeti. Flaka Media
The post Mickovski dje, Ahmeti sot. A do të ketë zgjedhje të dyfishta gjatë vitin 2025? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .