Milan apo Inter, Balotelli tregon fituesin e derbit italian

Sulmuesi italian Mario Balotelli mendon se AC Milan është në gjendje për ta mposhtur Interin në derbin italian. Edhe pse ka luajtur për të dy klubet, lojtari i Adana Demirsporit duket se mbështet “Rossonerët” në përballjen ndaj “Neurazzurëve”. Sidoqoftë, Balotelli e ka bërë të qartë se Interi e fiton titullin përpos nëse ndodh ndonjë ‘çmenduri’ […]

Prill 2, 2024 - 14:00
 0  29
Milan apo Inter, Balotelli tregon fituesin e derbit italian

Sulmuesi italian Mario Balotelli mendon se AC Milan është në gjendje për ta mposhtur Interin në derbin italian.

Edhe pse ka luajtur për të dy klubet, lojtari i Adana Demirsporit duket se mbështet “Rossonerët” në përballjen ndaj “Neurazzurëve”.

Sidoqoftë, Balotelli e ka bërë të qartë se Interi e fiton titullin përpos nëse ndodh ndonjë ‘çmenduri’ në kampionatin italian.

“Në mendimin tim AC Milani do ta fitojë derbin”.

“Kush shpallet kampion? E kam fituar Premierligën në sekondën e fundit, prandaj duhet të luhet deri në fund pasi gjithça është e mundur. Mirëpo, mendoj se është tepër vështirë që Interi ta humb këtë Scudetto”.

Përndryshe, Balotelli ka mbetur i shokuar se si Francesco Acerbi nuk është shpallur fajtor në rastin me Juan Jesus, duke deklaruar se lojtari i Interit është mbrojtur.

“Janë dy mijë kamera, dy mijë mikrofona dhe ata s’mundën të gjejnë asnjë dëshmi për ofendimin e Acerbit? Për mua, mund të ketë ndonjë argument mbrojtje”.

Përndryshe, Inter është i fokusuar që ta fitojë sa më parë titullin në Serie A meqenëse janë eliminuar nga Liga e Kampionëve.