RMV, matura do të zhvillohet në salla, që të mos ndodhë të mos jetë testuesi dhe nxënësit të bëjnë selfie

Rreth 600 maturantë të shkollës së mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov” i janë nënshtruar këtë fundjavë provimit të maturës shtetërore. Ata shkruan një ese që është pjesë e detyrueshme e provimit të gjuhës amtare dhe provimi i improvizuar u zhvillua në katër hapësira të mëdha të shkollës. Synimi i autoriteteve në Qendrën Shtetërore të Provimeve […]

Prill 30, 2024 - 19:00
 0  5
RMV, matura do të zhvillohet në salla, që të mos ndodhë të mos jetë testuesi dhe nxënësit të bëjnë selfie
Biljana Mihajlovska, drejtoreshë e Qendrës Shtetërore të Provimeve. Foto: Meta.mk

Rreth 600 maturantë të shkollës së mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov” i janë nënshtruar këtë fundjavë provimit të maturës shtetërore. Ata shkruan një ese që është pjesë e detyrueshme e provimit të gjuhës amtare dhe provimi i improvizuar u zhvillua në katër hapësira të mëdha të shkollës. Synimi i autoriteteve në Qendrën Shtetërore të Provimeve (QSHP) ishte të shihnin se si do të zhvillohet procesi i provimit në hapësira të mëdha, në vend të klasave, siç ishte deri vitin e kaluar, raporton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Ne jemi të kënaqur me mënyrën se si ka shkuar procesi organizativisht. Në Shkollën e Mjekësisë provimet u zhvilluan në dy salla, si dhe në godinën tjetër që ka të njëjtën hapësirë. Për provimin kryesor kërkuam të vendoseshin tavolina në një nga korridoret. Këtë e bëjmë që të mos ketë rishkrim, që rezultatet të jenë më objektive, por edhe të mos na ndodhë siç ka ndodhur, në ndonjë klasë nuk është testuesi dhe nxënësit bëjnë selfie”, thotë Biljana Mihajlovska, drejtoreshë e QShP.

Këtë vit ka një ndryshim në procedurat e dhënies së provimit të maturës shtetërore.

“Kemi dhënë udhëzime komisioneve të maturës se si të organizohet hapësira, ata e kanë bërë. Ne kemi publikuar lista dhe çdo nxënës e di ku të ulet. Ka testues, secili kujdeset për grupin e tij dhe ruan rendin gjatë provimit. Këtë vit të gjithë maturantët do t’i japin provimet në hapësira të mëdha, nuk do të ketë provime nëpër paralele, edhe aty ku ka një numër të vogël të maturantëve”, shton Mihajlovska.

Matura shtetërore është kusht për pranimin në universitet. Provimet këtë vit janë në datat 1 dhe 8 qershor. Vitin e kaluar, në lëndën e anglishtes, 3100 nxënës përdorën plagjiaturë nga faqe të ndryshme interneti. Kishte edhe transkriptet e eseve dhe u vlerësun me 0 pikë.

Ideja e dhënies së provimeve në hapësira më të mëdha në vend të klasave është një ide e vjetër. Qëllimi është që i gjithë procesi të bëhet më transparent dhe objektiv.

Ideja e blerjes së bllokuesve të internetit për të parandaluar kopjimin është hedhur për një kohë të gjatë. Meta.mk i është drejtuar ministrit të Arsimit dhe Shkencës (MASH) se a është planifikuar blerja dhe vendosja e bllokuesve për këtë vit për të pamundësuar komunikimin përmes telefonit, por nuk morën përgjigje.