Milan pritet të ia rrëmben zikaltërve objektivin e merkatos

Derbi në merkato, Milan ia rrëmben Interit objektivin e merkatos. Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato. Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një portieri, teksa është pikërisht ky i […]

Mars 30, 2024 - 18:00
 0  25
Milan pritet të ia rrëmben zikaltërve objektivin e merkatos

Derbi në merkato, Milan ia rrëmben Interit objektivin e merkatos.

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.

Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një portieri, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” për dy ekipet e Milanos në merkaton e ardhshme verore.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan është përfshirë në garë për portierin e Atlhetico Paranense, Bento.

Portieri brazilian është për një kohë të gjatë i lidhur me një transferim te Interi dhe javët e fundit është raportuar se zikaltrit kanë arritur marrëveshje me Athletico Paranaense.

Por Rosonerët synojnë t’ia prishin festën Interit duke ia rrëmbyer Benton, pasiqë e kanë piketuar brazilianin si pasardhësin ideal të Mike Maignan.

Maignan pritet të largohet nga Milani në verë pas kërkesave të larta për rinovimin e kontratës dhe Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë më tepër para se Interi për Benton.

Inter ka rënë dakord me Athletico Paranaense që të paguaj 15 milionë euro për Benton, ndërsa Rosonerët do të ofrojnë 20 milionë euro.

Përveç parave, Milan do t’ia besojë Bentos pozitën e titullarit, ndërsa te Inter braziliani do të ishte zëvendësues i Sommer.