As Bayern dhe as PSG, Theo largohet nga Milani për €80m

Oferta stratosferike ka arritur, Theo Hernandez largohet nga Milani. Fundi i sezonit po afron dhe zërat e merkatos po bëhen gjithnjë e më këmbëngulës. Ashtu si në vitin 2023, megjithatë, merkato verore e Milanit rrezikon të financohet pjesërisht nga një transferim i madh dhe Theo Hernandez është sigurisht ndër lojtarët më të njohur në skenën […]

Mars 30, 2024 - 18:00
 0  27
As Bayern dhe as PSG, Theo largohet nga Milani për €80m

Oferta stratosferike ka arritur, Theo Hernandez largohet nga Milani.

Fundi i sezonit po afron dhe zërat e merkatos po bëhen gjithnjë e më këmbëngulës.

Ashtu si në vitin 2023, megjithatë, merkato verore e Milanit rrezikon të financohet pjesërisht nga një transferim i madh dhe Theo Hernandez është sigurisht ndër lojtarët më të njohur në skenën europiane.

Interesim për francezin kanë shfaqur Bayerni i Mynihut dhe PSG, ndërsa sipas raportimeve të fundit gjiganti i Premier League ka gati ofertën tunduese për Milanin.

Manchester United është përfshirë në garë për Theo Hernandez dhe Djajtë e Kuq janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro për kartonin e francezit.

Milan e transferoi Theon në vitin 2019 për 23 milionë euro dhe Rosonerët janë të hapur ta lënë të lirë për 80 milionë euro.