Pas mesnate do të ndryshojnë çmimet e derivateve në RMV
Në Maqedoninë e Veriut pas mesnate do të rriten çmimet e derivateve, transmeton Portalb.mk. Çmimi i benzinës benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 rritet për 1,5 denarë/litër. Çmimi i EURODIZEL BS (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1), rritet për 1 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë […]


Në Maqedoninë e Veriut pas mesnate do të rriten çmimet e derivateve, transmeton Portalb.mk.
Çmimi i benzinës benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 rritet për 1,5 denarë/litër.
Çmimi i EURODIZEL BS (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1), rritet për 1 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU, rritet për 0,950 denarë/kilogram.
Nga data 02.04.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 76,50 (denarë/litër).
- Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 79,00 (denarë/litër).
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) – 69,00 (denarë/litër).
- Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) – 69,00 (denarë/litër).
- Mazut М-1 SU – 41,705 (denarë/kilogram)
Tregtarët mund t’i formulojnë çmimet edhe më të ulëta se çmimet maksimale të përcaktuara.