Protesta, Berisha: Erion Veliaj, mos guxo të futesh nesër në Bashki

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës që do të zhvillohet nesër në orën 11:00 para bashkisë së Tiranës. Duke iu drejtuar mbështetësve që ndodheshin para banesës së tij, Berisha paralajmëroi kryebashkiakun Erion Veliaj duke thënë që të mos guxojë të shkojë ditën e nesërme në Bashkinë e Tiranës. Edhe […]

maj 27, 2024 - 22:01
 0  10
Protesta, Berisha: Erion Veliaj, mos guxo të futesh nesër në Bashki

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës që do të zhvillohet nesër në orën 11:00 para bashkisë së Tiranës.

Duke iu drejtuar mbështetësve që ndodheshin para banesës së tij, Berisha paralajmëroi kryebashkiakun Erion Veliaj duke thënë që të mos guxojë të shkojë ditën e nesërme në Bashkinë e Tiranës.

Edhe pse asnjë nga kërkesat e protestuesve dhe opozitës nuk janë reflektuar nga Veliaj, mbështetësit e PD mblidhen çdo javë para Bashkisë së Tiranës duke goditur me vezë godinën dhe duke hequr gardhin e hekurt të perimetrit të sigurisë.

Gjithashtu, në këto protesta nuk kanë munguar as molotovët, duke vënë në rrezik dhe jetën e punonjësve të policisë.

“Erion Veliaj, mos guxo të futesh nesër në bashki. Mos provoko qytetarët. Jep dorëheqje dhe largohu. Se hajdut si ti nuk ka njohur… Thuaju pak qytetarëve të Tiranës pse duhej t’ia kaloje ndërmarrjen publike të mbetjeve privatit? Si mundet t’i jepje asaj, 3R-së dhe kushëririt të Redi Mollës tokë për landfill pa vendim të Këshillit Bashkiak? Kur ua dhe këtyre, Erion pse nuk e bëre me tender, por ua dhe nën dorë? Hajdut si ti nuk ka parë toka. Po marrëveshjen me Miloranzin e Veronës apo u bëre më këtë rast anëtar i Ndraghetës? Eko-Tiranën ia shite kompanisë së inceneratorit. Mashtrove publikisht se ka vendosur Këshilli për të financuar inceneratorin, në një kohë kur Këshilli nuk ishte mbledhur kurrë. E kujt është ndërmarrja o hajdut që merr përsipër dhe paguan edhe paratë e Rakip Sulit? Heq fondin e arsimit dhe paguan 6 milionë euro për Bashkinë e Kamzës? Është e jotja, ndryshe nuk do e bëje kurrë një akt të tillë. Po për ty nuk ka ligj, ti i ke futur në thes me Zaman, me Krajë e të gjithë me radhë. Po 8 pikët që i dhe kompanisë tënde me Edi Ramën, pa u themeluar akoma? Në fund të fundit, ti je pronari i inceneratorit që gllabëroi 135 milionë euro gjer sot dhe nuk ekziston gjurmë, nam apo nishan se i vodhe ti me Edi Ramën. Erion Veliaj, në dhjetëra e dhjetëra tendera vodhe 100 përqind shumën e prokurimeve me kompaninë tënde 5D. Paratë e vjedhura i shndërrove në hotele luksoze me 5 yje, në Durrës, Himarë, Dhërmi. Në pallate 10-katëshe në Tiranë. I fshehe në kontot bankare. Po paratë e pyllit me 1 milion pemë, ku i ke?”,-tha Berisha./Opinion.al