Miratohen ndryshimet në qeveri, PD bllokoi foltoren e Kuvendit

Mes protestave të opozitës për refuzimin e debatit për emërimet e reja në kabinetin Rama, Kuvendi miratoi dekretet e Presidentit Bajram Begaj. Kështu, Bledi Çuç u votua si nënkryetar i Kuvendit, Taulant Balla si ministër për marrëdhëniet me Parlamentin, Petrit Malaj si ministër i Financave, Pirro Vengu si ministër i Mbrojtjes dhe Ervin Hoxha si […]

Korrik 30, 2024 - 22:30
 0  13
Miratohen ndryshimet në qeveri, PD bllokoi foltoren e Kuvendit

Mes protestave të opozitës për refuzimin e debatit për emërimet e reja në kabinetin Rama, Kuvendi miratoi dekretet e Presidentit Bajram Begaj.

Kështu, Bledi Çuç u votua si nënkryetar i Kuvendit, Taulant Balla si ministër për marrëdhëniet me Parlamentin, Petrit Malaj si ministër i Financave, Pirro Vengu si ministër i Mbrojtjes dhe Ervin Hoxha si ministër i Brendshëm.

Spiropali shkarkohet nga ministre e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin me 79 vota

Ervin Mete shkarkohet nga ministër i Financave me 78 vota pro dhe 5 kundër

Niko Peleshi shkarkohet nga ministër i Mbrojtjes 78 pro dhe 2 kundër

Taulant Balla shkarkohet nga ministër i Brendshëm 84 vota pro

Petrit Malaj ministër i Financave 76 vota pro dhe 14 kundër

Pirro Vëngu mori 77 pro dhe 13 kundër në krye të Mbrojtjes

Ervin Hoxha emërohet ministër i brendshëm me 76 pro dhe 12 kundër

Taulant Balla i shtetit me 78 vota pro dhe 9 i kundër ministër shtetit