Mori pjesë në ‘Paradën e Krenarisë’, Fero për kryeministrin Kurti: Këtij i thoni burrë shteti?

Dhjetëra persona kanë marshuar të shtunën nëpër rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, për të shënuar “Paradën e Krenarisë”. Kjo i dedikohet të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ (lesbike, gei, biseksual, transgjinor, ndërgjinor) etj. I pranishëm në këtë organizim ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me disa emra të tjerë të njohur. Në […]

qershor 11, 2024 - 10:01
 0  5
Mori pjesë në ‘Paradën e Krenarisë’, Fero për kryeministrin Kurti: Këtij i thoni burrë shteti?

Dhjetëra persona kanë marshuar të shtunën nëpër rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, për të shënuar “Paradën e Krenarisë”.

Kjo i dedikohet të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ (lesbike, gei, biseksual, transgjinor, ndërgjinor) etj.

I pranishëm në këtë organizim ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me disa emra të tjerë të njohur.

Në lidhje me këtë një reagim e ka bërë artisti i njohur shqiptar, Fero, i cili tashmë prej disa muajsh ka bërë një tërheqje nga muzika.

Ai publikoi një video nga ky event ndërsa tha: “Këtij kryeministri i thoni burrë shteti? Trim? I mençur”.

Në një tjetër postim shtoi: “Lajmet e fundit. Serbia nis tërheqjen e ushtrisë nga kufiri shkak frikës që geit dhe lezbiket qëndrojnë në gjendje gatishmërie”.

Bëhen thuajse një vit që kur Fero hoqi dorë nga muzika për t’iu përkushtuar fesë dhe familjes, raporton telegrafi.