Motoçiklisti ndërroi jetë në një vetëaksident
Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar që një motoçiklist ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka ndodhur dje në orët e mbrëmjes, transmeton Portalb.mk. “Në Stacionin Policore në Radovisht u raportuar që në rrugën magjistrale Radovish – Shtip, një motor “Yamaha” pa regjistrim, ka devijuar jashtë rrugës”, raportoi Policia. Ngasësi i motorit ishte 35 […]
Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar që një motoçiklist ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka ndodhur dje në orët e mbrëmjes, transmeton Portalb.mk.
“Në Stacionin Policore në Radovisht u raportuar që në rrugën magjistrale Radovish – Shtip, një motor “Yamaha” pa regjistrim, ka devijuar jashtë rrugës”, raportoi Policia.
Ngasësi i motorit ishte 35 vjeçari S.M. nga Strumica.
Ndihma e shpejtë kishte marrë 35 vjeçarin dhe e kishte dërguar në Spitalin Klinik në Shtip ku ishte konstatuar edhe vdekja e tij.