Mungoi një armë në magazinën e MPB-së në Maqedoninë e Veriut, u ngrit padi ndaj një polici
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një punonjësi të policisë nën dyshimet e bazuara për kryerjen e punës në mënyrë të pakujdesshme, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal ndaj A.D. për shkak dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “punë të pakujdesshme në detyrë”, bazuar në nenin 353, paragrafi 4 nga Kodi […]
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një punonjësi të policisë nën dyshimet e bazuara për kryerjen e punës në mënyrë të pakujdesshme, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal ndaj A.D. për shkak dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “punë të pakujdesshme në detyrë”, bazuar në nenin 353, paragrafi 4 nga Kodi Penal”, sqaroi Policia.
Raportohet se gjatë regjistrimit vjetor të inventarit më 31 dhjetor të vitit të kaluar, në Njësinë për Punë të Brendshme në Karposh, është konstatuar se një pushkë automatike mungon në magazinën kryesore të armëve në Karposh. Për qëllime të njëjta, më 11 janar të këtij viti u krye edhe një kontroll, ku u konstatua se arma akoma nuk është aty.
Policia ka vendosur suspendimin e A.D., si person përgjegjës për këtë magazine, deri në zbardhjen e procedurës disiplinore.